Barcelona- Guardiola, lajmi i fundit nga Spanja

15:28 | 16 August 2020

Barcelona monitoron situatën e Guardiolas në Man City.

Klubi katalunas, Barcelona po monitoron situatën e trajnerit Pep Guardiola te Manchester City.

Bordi i Barçës do të takohet të hënën kur pritet të shkarkojnë trajnerin Quique Setien pas eliminimit turpërues në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munichu.

Si pasues të Setienit janë përmendur shumë emra si ai i Xavit, Mauricio Pochettino, Ronald Koeman dhe Thierry Henry.

Megjithatë, tashmë ka dalë në pah një emër i ri, por jo i panjohur për klubin e madh nga Camp Nou.

Sipas mediumit të njohur Tuttomercatoweb, një rikthim i Guardiolas te Barcelona është gjithashtu në shqyrtim të bordit drejtues.

Me Cityn e eliminuar gjithashtu nga Liga e Kampionëve nga Lyon dje (e shtunë), katalunasi ka kaluar nën kritika të forta për taktikat e tij.

Dhe inkurajuese për Barcën është se Guardiola është në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Cityn.

Për momentin, menaxheri i Cityt nuk është nën asnjë kërcënim të largimit nga puna, megjithëse Barca mund të bënte një afrim në ditët e ardhshme.

Komento: