Barcelona – Gundogan, lajm i fundit nga Spanja

19:57 | 16 Shkurt 2023

Gundogan në radarin e Barcelonës

Agjenti i mesfushorit Ilkay Gundogan u takua këtë të enjte në Ciutat Esportiva me Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff.

Barcelona është shumë e interesuar për Gundoganin, një alternativë më e përballueshme se Bernardo Silva, siç raportoi Mundo Deportivo.

Gundogan është i lirë më 30 qershor, por ende nuk ka rinovuar me kampionin aktual të Premier Ligës, i cili e fitoi titullin në ditën e fundit pikërisht me dy golat e tij kundër Aston Villës.

Gundogan mbetet shtylla e Pep Guardiolës, i cili luajti 90 minuta të plota dje në fitoren e madhe kundër Arsenalit (1-3). 8-shi i “Qytetarëve” ka filluar 16 ndeshje si startues nga 20 duelet që ka luajtur këtë sezon në Premier League.

Komento: