Barcelona hakmerret ndaj Leo Messit pasi ka munguar në dy ditët e para të stërvitjes.
Lionel Messi do të paguajë një gjobë prej 1.1 milionë eurosh dhe një pezullim pasi ka munguar në dy ditët e para të stërvitjes te Barcelona.
Messi, që pritet të largohet nga katalanasit, nuk u paraqit as për testin e Coronavirus të dielën e gjithashtu nuk u shfaq as sot.
Sipas Marca-s, Barcelona do të ndëshkojë Messi-n, me 33-vjeçarin që pritet të dënohet më keq nëse vazhdon kështu.
Messi, i cili fiton 95 milionë euro në vit, beson se nuk është më i punësuar tek klubi i Barcelonës.
Kjo shihet dhe si një lloj hakmarrje e klubit për vendimin e pakthyeshëm të argjentinasit për t’u larguar.