Barcelona “harron” Neymarin, po ia merr yllin e madh Juventusit

15:27 | 21 Gusht 2019

Barcelona ka planin B, nëse dështon transferimi i Neymarit.

Tashmë dihet botërisht se objektivi më i madh i Barcelonës për këtë verë është ylli brazilian, Neymar.

Mirëpo, gjiganti katalunas po përgatit skenarë të tjerë nëse nuk arrin ta transferojë sulmuesin e Paris Saint-Germainit.

Sipas mediave italiane, kampioni i Spanjës ia ka vënë syrin sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic.

“Tuttosport” shkruan se përfaqësuesi kroat mund të largohet nga Serie A për ta vazhduar karrierën në La Liga.

Ndërkohë, “Bianconeri” po e mendojnë një shkëmbim në mes të ish-futbollistit të Bayern Munichut me Ivan Rakiticin nëse Barça pranon.

Mandzukic po ashtu flitet se mund të rikthehet në Gjermani këtë verë, ku e do gjiganti bavarez.

Komento: