Barcelona heq dorë nga Coutinho, nis lufta mes tre gjigantëve evropian për të – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona heq dorë nga Coutinho, nis lufta mes tre gjigantëve evropian për të

14:10 | 30 Maj 2019

Phillippe Coutinho pritet të largohet nga Barcelona në afatin e verës.

Mundo Deportivo, raporton se lojtari nuk do të jetë më pjesë e projektit teknik të katalanasve pas blerjes së Frenkie De Jong nga Ajax, përcjell ORAinfo.

Gazeta spanjolle shkruan se ka interes nga kampionët e Serie A të Juventusit për yllin brazilian.

Por ‘Zonja e Vjetër’ do të duhet të përballen me konkurrencën të madhe me PSG, Chelsea dhe Manchester United.

Coutinho arriti në Barcelonë vitin e kaluar në janar dhe që atëherë ai ka arritur të mbledhë 76 paraqitje për Blaugranën, duke shënuar 21 gola dhe duke ndihmuar një tjetër 11.

Gjatë kohës së tij në Camp Nou, braziliani hoqi titullin e La Ligës dy herë, dhe Super Kupen dy herë. /ORAinfo/

Komento: