Barcelona ka marrë vendim për largimin e Ivan Rakitic.
Merkatoja e verës pritet të gjejë tejet aktive skuadrën e Barcelonës, si në blerje, ashtu edhe në shitje.
Katalanët po përgatiten për ndryshime rrënjësore në skuadër, dhe Ivan Rakitic do të jetë një nga lëvizjet.
‘Sport’ shkruan se Barcelona mbetet e vendosur që ta largojë lojtarin në ‘Camp Nou’, gjatë kësaj merkatoje, transmeton lajmi.
Gjigantët e La Liga kanë disa oferta në tavolinë për kroatin, por janë duke pritur që vet lojtari të bëjë vendimin për të ardhmen e tij.
Rakitic lidhet me dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan, por edhe Bundesliga është një opsion për të.