Barcelona heq dorë nga nënshkrimi me lojtarin e Chelseas

21:56 | 07 Nëntor 2022

Mesfushori Jorginho i Chelseat do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata me klubit anglez.

Për reprezentuesin e Italisë, kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha, të cilat po synojnë të arrijnë marrëveshje me lojtarin në mënyrë që në verën e vitit 2023 ta kenë në skuadër pa pasur nevojë që të paguajnë dëmshpërblim.

Në mesin e klubeve të interesuara ka qenë edhe Barcelona. Por, sipas raporteve të fundit nga Spanja, Barça nuk do të nënshkruajë me Jorginhon për shkak të pagës së lartë që kërkon lojtari.

Bëhet e ditur që mesfushori aktual i Chelseat kërkon 10 milionë euro në sezon, plus 12 milionë për nënshkrim të kontratës, gjë të cilët Barcelona nuk mund ta ofrojë edhe për shkak të kufizimeve financiare.

Komento: