Barcelona duket se do ta ketë të vështirë ta rikthejë Neymarin në skuadër.
Kriza e shkaktuar nga koronavirusi mund ta shtyjë rikthimin e yllit brazilian të Paris Saint-Germainit në “Camp Nou”
Rikthimi i Neymarit në Barcelonë mund të shtyhet për më vonë.
Në fakt, kriza e shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në aspektin ekonomik në klubin katalunas.
Prandaj, kampioni aktual spanjoll mund të heq dorë përkohësisht nga ylli brazilian.
Lajmin e ka bërë të ditur “Catalunya Radio”, përcjell “Express”.
Sidoqoftë, Barça ka nevojë për t’u përforcuar në sulm.
Gjiganti katalunas e pëlqen edhe sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Gjatë verës pritet të shihet se cili prej sulmuesve të njohur do të përfundojë në “Camp Nou”.