Sulmuesi i Celta Vigo, Maxi Gomez duket se nuk është më synim i Barcelonës.
Për një kohë të gjatë, Maxi Gomez dhe Andre Silva ishin dy sulmuesit që vëzhgoheshin nga kryesia e Barcelonës.
Por, së fundmi, është raportuar se Barca nuk do të interesohet më për uruguaianin Gomez, dhe ka një arsye interesante për këtë.
‘Sport’ shkruan se Luka Jovic i Eintracht Frankfurt dhe Nicolas Pepe janë opsionet që po pëlqehen më shumë nga skuadra katalane.
Megjithatë, kampionët e La Ligas kanë probleme edhe me pasaportën e lojtarit, pasi kanë mbushur numrin e lojtarëve që janë jo-evropian.
Nëse Barca do të dëshironte të nënshkruante me Maxi Gomez, atëherë do duhej të ndante rrugët me Arturo Vidal, Arthur Melo ose Malcom.