Barcelona fillon stërvitjen e futbollistëve në grupe.
Së paku për futbollistët, është kthyer normaliteti i punës që ata bëjnë ditë për ditë.
Nga kjo javë, futbollistët e Barcelonës kanë nisur punën në grupe, e lejuar kjo zyrtarisht tashmë nga Qeveria e Spanjës.
Barça po punon shumë që kur të rinisë sezoni, të ruajë kreun në renditjen e La Ligës dhe të rrëmbejë titullin, që do të kujtohet përgjithmonë, për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka paralizuar gjithë botën për më shumë se dy muaj.