
Barcelona mund të jetë gati të shesë Luis Suarez në dritaren e transferimit të kësaj vere.
Suarez u bashkua me gjigantët katalanas nga Liverpool në 2014 dhe ka shënuar 177 gola në 247 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar katër tituj të La Ligës, katër kurora e Copa del Rey dhe një Champions League gjatë kohës së tij në Camp Nou, përcjell ORAinfo.

32-vjeçari kontribuoi 25 gola në të gjitha garat gjatë sezonit 2018-19, por u detyrua të humbasë tre ndeshjet e fundit të La Ligas dhe finalen e Copa del Rey pas operacionit në gjunjë.
Sipas Sport, vendimi i Suarez për t’u nënshtruar një operacioni në atë fazë në mënyrë që potencialisht të përfaqësojë Uruguaj në Copa America këtë verë ka mërzitur klubin e tij./ORAinfo/