Barcelona i ofroi 6 milionë kurse Chelsea 12 milionë, cilën ofertë do ta pranojë Kounden?

19:30 | 20 Korrik 2022

Dallimi i madh në ofertë mes Barcelonës dhe Chelseat për Kounden

Jules Kounde është objektivi i Barcelonës dhe Chelseat.

Të dy ekipet po “luftojnë” për ta transferuar qendërmbrojtësin nga Sevilla.

Por, ofertat e dy ekipeve për Kounden dallojnë shumë.

Barcelona i ka ofruar pagë vjetore prej gjashtë milionë euro për qendërmbrojtësin francez, kurse Chelsea dyfishin e kësaj, 12 milionë euro.

Tani i takon 23-vjeçarit që të vendosë.

Komento: