Barcelona i ofron shkëmbimin e çmendur Juventusit për Moratan

10:47 | 31 Dhjetor 2021

Barcelona kontakton për Moratan, ofron Depay por heziton Juventusi.

Skuadra e Barcelonës pas marrëveshjes me Ferran Torres dhe asaj të raportuar me Cesar Azpilicueta, dëshiron edhe një spanjoll tjetër në radhët e saja.

Alvaro Morata, ish lojtar i Real Madrid, raportohet të jetë në fokusin e skuadrës Blaugrana, përcjell lajmi.

‘Sky Sport Italia’ raporton se Barca ka kontaktuar Juven për Morata, duke ofruar madje edhe shërbimet e Memphis Depay.

Juventus duket se nuk preferojnë holandezin dhe kësisoj nuk janë akoma të bindur për të kompletuar një lëvizje.

Barca ka shënjestruar spanjollin për merkaton e janarit dhe pritet të bëjë edhe tentime formale për këtë lëvizje.

Komento: