Barcelona ia ka bërë një propozim për kontratë të re Ousmane Dembeles.
Bisedimet tashmë kanë nisur, ndërsa do të vazhdojnë runde të tjera të takimeve dhe të bisedimeve, mëson eksperti i transfereve, italiani Fabrizio Romano.
Kontrata aktuale e futbollistit francez me “Blaugrana” do të skadojë në vitin 2024 dhe e përfshin një klauzolë të shkëputjes së kontratës prej 50 milionë eurosh.
Ndërkohë, futbollisti ofanziv i krahut është i vendosur për të qëndruar në “Camp Nou”, ndërsa edhe trajneri Xavi Hernandez e konsideron atë si një lojtar të rëndësishëm dhe të paprekshëm.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit kërkohet nga klubet angleze, por edhe në Francë, por ai e sheh të ardhmen e tij në Spanjë.
Atë e përshkuan lëndimet e shumta në vitet e fundit, por së fundmi e ka gjetur qetësinë në këtë aspekt.