Barcelona ia ka vënë syrin yllit të skuadrës së Chelseas.
Gjiganti katalunas e ka rikthyer interesimin për mesfushorin ofanziv brazilian, i cili pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës
Braziliani Willian pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës që vjen.
Mesfushori ofanziv është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me “Blues” dhe palët mund të ndahen pas pak muajsh.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona e ka rikthyer interesimin për përfaqësuesin brazilian.
Tash, kampioni aktual spanjoll e ka mundësinë ta transferojë Ëillianin pa para, duke e pasur parasysh se ai do të jetë lojtar i lirë gjatë verës.
Interesim për futbollistin kanë shfaqur edhe Tottenhami dhe Juventusi.
Ëillian do ta pëlqente një transferim në Camp Nou.
Por, ai do të qëndronte edhe në Chelsea, nëse i ofrohet një kontratë me afatgjate.