Barcelona ia jep lajmin e keq Interit

15:59 | 10 Dhjetor 2019

Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë mesfushorin kroat, Ivan Rakitic.

Barcelona nuk ka ndërmend të i ndaj rrugët me Ivan Rakitic gjatë afatit kalimtar të dimrit, pretendon Mundo Deportivo,përcjell ORAinfo.

Mesfushori kroat ka qenë i lidhur shumë me një transferim në Inter, pasi më parë kishte tërhequr interesin e Premier League, por ata në Camp Nou po planifikojnë ta mbajnë atë në bord.

Rakitic, këtë sezon nuk ka pasur një hapësirë të mjaftueshme në klub, për këtë shkak largimi i tij ishte në planet e bordit të klubit. Gjithsesi, duket se mesfushori, bën pjesë ende në planet e skuadrës spanjolle./ORAinfo/

Komento: