Barcelona ia merr nga duart Bayern Munchen super-lojtarin

22:00 | 26 Shkurt 2022

Andreas Christensen (25 vjeç) ende nuk është rinovuar nga Chelsea dhe në klubin londinez tashmë heqin dorë nga qendërmbrojtësi danez.

Në këto terma, Sky Sports raportoi Barcelonën dhe Bayern Munich si destinacionet më të mundshme për mbrojtësin e kampionit aktual të Evropës, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, shanset që Christensen të përfundojë në Camp Nou verën e ardhshme pa kontratë janë duke u rritur, sipas asaj që ka mësuar Mundo Deportivo.

Kësaj i ka bërë jehonë edhe gazeta Bild. Sipas burimeve të njohura me planet e së ardhmes së mbrojtësit, lidershipi i Bayernit është i vetëdijshëm se Barça ka marrë drejtimin për të marrë një nga pjesët më të lakmuara të një merkatoje ku lojtarët e lirë do të jenë sërish protagonistë.

Bisedat mes Barçës dhe rrethit të Christensen janë intensifikuar dhe danezi sot është më shumë për zbarkimin në Barcelonë sesa në Mynih./ORAinfo/

Komento: