Barcelona po shpreh interesim të madh për mbrojtësin e Manchester Cityt, të cilit ia ofron në këmbim futbollistin portugez
Barcelona është e interesuar për mbrojtësin e djathtë të Manchester Cityt, Joao Cancelo, shkruan Express.
Dhe, për të arritur deri tek futbollisti portugez, gjiganti katalunas është i gatshëm ta ofrojë bashkëkombësin e tij, Nelson Semedo.
Ky i fundit nuk e ka gjetur veten sa duhet në Camp Nou, prandaj Barça është e gatshme të heq dorë nga ai.
Edhe Cancelo hasi në vështirësi për t’u ambientuar tek City, ku ishte transferuar nga Juventusi
Mediumi britanik, “Telegraph” raporton se ky shkëmbim do t’i kënaqte të dyja klubet, por edhe vetë lojtarët.