Barcelona ia rrëmben yllin e madh Juventusit

11:16 | 12 Korrik 2019

Barcelona është futur seriozisht në transferimin e Joao Cancelos nga Juventus.

Gjiganti spanjoll e ka mposhtur Manchester Cityn e Pep Guardiolas, i cili gjithashtu ishte shumë i interesuar për shërbimet e yllit portugez, përcjell ORAinfo.

25 vjeçarti nuk është në planet e trajnerit të ri të Juventusit, Maurizo Sarrit dhe largimi i tij nga ‘Zonja e Vjetë’ gjatë kësaj vere është vetëm çështje kohe.

Sportitalia raporton se pala katalanase është e gatshme të paguajnë deri 55 milionë euro për transferimin e Cancelos. /ORAinfo/

Komento: