Barcelona i vë klauzolë të “çmendur” Griezamann

22:44 | 12 Korrik 2019

Griezmann sot vlen 800 milionë.

Antoine Griezmann u zyrtarizua pak minuta më parë te skuadra e Barcelonës. Klubi blaugrana pagoi klauzolën prej 120 milionë eurosh që ishte parashikuar në kontratën e lojtarit, duke mos pasur asnjë negociatë me klubin e Los Colchoneros.

Sulmuesi francez tashmë do të zbarkojë në Barcelonë për të krye vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën deri në vitin 2025, teksa nuk zbuluar ende shifra që do të përfitojë.

Gjithsesi është zbuluar klauzola e frikshme që është parashikuar për ekipin që do të “guxojë” për ta kërkuar në të ardhmen. Duhet të paguajë as më pak dhe as më shumë se 800 milionë euro për t’ia rrëmbyer Barcelonës pa asnjë negociatë.

Komento: