Skuadra e Barcelonës ka identifikuar sulmuesin e ri.
Barcelona ka identifikuar lojtarin që do ta trasnferojë për repartin e sulmit.
Sot, La Liga i ka dhënë Barcelonës dritën e gjelbër për një transferim bonus, pas problemeve të mëdhaja të skuadrës me lëndimet.
Ousmane Dembele e Luis Suarez do t’i mungojnë Barcelonës deri në fund të sezonit, duke bërë që skuadra të bënte kërkesë për një tjetër transferim.
Sipas raportimeve të Santi Duque, Barca ka identifikuar Martin Braithëaite si lojtarin e duhur për repartin e sulmit.
Sulmuesi danez pritet t’i kushtojë Barcelonës 20 milionë euro.
Thuhet se klubi madrilen, Leganes, nuk është njoftuar akoma nga Barcelona për këtë interesim.