Barcelona identifikon zëvendësuesin e Semedos

13:54 | 23 September 2020

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Semedos.

Barcelona mësohet se ka arritur marrëveshjen me Ajaxin e Amsterdamit për transferimin e Sergiño Dest.
Siç shpjegohet nga gazetari Oriol Domenech (shumë afër klubit holandez) në programin “Onze” të TV3, akordi është total për një shumë prej 20 milionë eurosh plus 5 të tjerë në formë bonusesh, dhe e vetmja gjë që mbetet për t’u përcaktuar është mënyra se si do të bëhen pagesat.

Barça këtë herë arrin të mposhtë konkurrencën e Bayernit të Mynihut. Klubi gjerman kishte dërguar një ofertë të dytë për mbrojtësin e djathtë që e kalonte shifrën 10 milionë euro, por gjithsesi mbeti larg asaj që kërkonte Ajaxi, kështu që holandezët pranuan ofertën e “blaugranave”.

Edhe dëshira e Dest ishte që të luante për Barçën. Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, i ka kërkuar klubit të Barcelonës që të paguajë të paktën një pjesë shumës tani që ka arritur të shesë Nélson Semedon tek Ëolverhaptom.

Marrëveshja për transferimin e portugezit te “ujqërit” është mbyllur. Ai u bë zyrtarisht lojtar i Ëolverhamptonit në Premier League këtë të mërkurë.

Vetë futbollisti nuk ka pritur më, duke i dhënë lamtumirën Barcelonës gjatë natës me një mesazh emocional në llogarinë e tij në Instagram. Tani edhe Barcelona e ka bërë zyrtar largimin e mbrojtësit të djathtë.

Sipas “El Mundo Deportivos” Barcelona do të përfitojë 30 milionë euro plus 10 milionë në formë bonusesh. Klubi “blaugrana” në këtë rast ka bërë biznes fitimprurës, duke e ditur që i ka paguar 30 milionë euro Benficas në vitin 2017, plus 5 në formë bonusesh.

Komento: