Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një mesfushori të ri dhe gjatë afatit të verës pritet të bëjë disa ndryshime në formacion.
Sipas talkSPORT skuadra katalunase është duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares së Portugalisë, Ruven Neves, shkruan Lajmi.
Neves shihete dhe si zëvendësuesi ideal i Sergio Busquets, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet zyrtarisht nga “Camp Nou”.
Ashtu siç raportohet, klubi nga Premier League kërkon plotë 50 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.
Në fakt, Barcelona s’do ta ketë fare të lehtë marrjen e Nevesit, për shkak se shumë klube tashmë kanë dërguar ofertat në drejtim të tij.