Barcelona interesohet për yllin që shkëlqeu në ‘Euro2020’

11:50 | 12 Korrik 2021

FC Barcelona ka shprehur interesim për mesfushorin e Lillet, portugezin Renato Sanches.

Bëhet e ditur se Lille tashmë e ka nxjerrë në shitje Sanchesin dhe për ta lënë të lirë po kërkon rreth 30 milionë euro.

Te Barcelona, janë të gatshëm të bëjnë një investim të tillë pasi e shohin Sanchesin si përforcim të duhur për mesfushën.

Sanches pati paraqitje të mira me Portugalinë në “Euro 2020” kurse me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Komento: