Barcelona jep lajmin e madh, po e bën këtë super-transferim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona jep lajmin e madh, po e bën këtë super-transferim

10:02 | 10 Shkurt 2019

Duket se Barcelona tashmë e ka gjetur zëvëndesuesin e Jordi Alba.

Skuadra katalane është në dijeni se duhet përforcuar krahu i majtë i mbrojtjes, pasi aktualisht kanë vetëm shërbimet e Jordi Alba.

Situata është e komplikuar pasi as me këtë të fundit skuadra nuk ka nënshkruar kontratën e re për vazhdimin.

‘Mundo Deportivo’ raporton se Barcelona janë duke monitoruar me kujdes situatën e Ferland Mendy.

Emri i lojtarit është i preferuari nga stafi teknik i Barcelonës, e sidomos ai pëlqehet shumë nga Eric Abidal.

Mendy, i cili do të luaj kundër Barcës në Ligën e Kampionëve, është vëzhguar disa herë nga skautët e Barcelonës gjatë këtij sezoni.

Komento: