Barcelona ka gati ofertën e çmendur për Ansu Fatin

21:32 | 14 Nëntor 2020

Kontrata e re e ofruar ka vlerë 10 milionë euro në sezon.

Ansu Fati do t’i mungojë Barcelonës për disa muaj për shkak të një dëmtimi në ju, por klubi katalanas po punon për t’i rinovuar kontratën talentit të madh.

Sulmuesi me origjinë nga Guinea-Bissau, por i rritur në Spanjë, ka thyer të gjitha rekordet edicionin e shkuar.

Ai mund ta vendosë një rekord të ri edhe me pagën që do t’i ofrohet në kontratën e re me klubin e Barcelonës.

Kështu drejtuesit e klubit katalanas po planifikojnë t’i ofrojnë një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025 me një pagë prej 10 milionë eurosh neto në sezon.

Shifër kjo e padëgjuar më parë për një futbollist 18-vjeçar.

Me këtë pagë në kontratën e re, Fati do të ketë edhe një klauzolë lirimi në vlerë 700 milionë euro.

Fati shihet te Barcelona si pasardhës i yllit argjentinas Lionel Messi

Komento: