
Barcelona është ende në errësirë për të ardhmen e Ousmane Dembele.
Prioriteti është Raphinha, por qëndrueshmëria e Leeds bën që çmimi i tij të rritet. Kjo është arsyeja pse gjigantët katalanas raportohet se po e shohin Adnan Januzaj si një alternativë për të përfunduar sulmin e tyre për sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Real Sociedad befasoi me njoftimin për largimin e Adnan Januzajt. Sulmuesi belg do të largohet nga klubi vask këtë verë dhe tashmë është në kërkim të një ekipi të ri.
Barcelona ka dalë në plan të parë dhe është e interesuar për të, sipas ‘Radio Marca Donosti’./ORAinfo/