Barcelona ka një befasi për Messin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Barcelona ka një befasi për Messin

22:45 | 22 Korrik 2019

Barcelona me ofertë rinovimi për Messin, synon ta mbajë deri në moshën 36 vjeçare.

Skuadra e Barcelonës sigurisht se do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur Lionel Messin sa më gjatë në ‘Camp Nou’.

Barcelona ka nisur tentimet për rinovimin e kontratës me njërin nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, nëse jo më të mirin.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, Barca po synon ta mbajë ikonën 32 vjeçare edhe katër vite në skuadër, transmeton lajmi net.

Messi aktualisht është në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Barcelonën, ku fiton 1.7 milionë funte në javë.

Mbetet të shihet nëse Messi do të pajtohet për kontratën e re, e cila i siguron rreth 7.3 milionë funte për muaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!