Çështja Neymar – Barcelona ka një mesazh për PSG-në.
Paris Saint Germian tashmë e di se Barcelona janë të gatshëm të ulen dhe të bisedojnë për transferimin e Neymar.
Ylli brazilian, Neymar, vazhdon të mbetet saga më e madhe e këtij afati kalimtar.
Futbollisti më i shtrenjtë në botë po kërkon largimin nga PSG, dhe dëshira e tij mbetet rikthimi te Barcelona.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka kontaktuar Nasser Al Khealifin, se dëshirojnë të shesin Neymar, skuadra katalane janë të gatshëm të vlerësojë këtë operacion, përcjell lajmi.net.
“Nëse një ditë vendosni të hapni derën për Neymar, ne jemi të gatshëm të flasim”, raportohet t’i ketë thënë Bartomeu presidentit të PSG-së.
Neymar te PSG është transferuar në vitin 2017 pikërisht nga Barcelona, për 222 milionë euro.