Barcelona kalon në çerekfinale, shkëlqejnë Dembele dhe Messi

23:31 | 17 Janar 2019

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Ndeshja para një jave ishte më shumë një ndeshje sa për sy e faqe e Barcelonës, por jo edhe ajo në Camp Nou.

Dembele dhe Messi shkëlqyen në këtë ndeshje për ti dhënë kualifikimin Barcelonës në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Lionel Messi dhe Ousmane Dembele kanë qenë në superformë sonte për ta kualifikuar Barcelonën në rrethin tjetër të Kupës së Mbretit.

Levante vinte në Barcelonë pas një fitoreje 2-1 në Valencia, por në atë ndeshje Valverde kishte vendosur që të pushonte shumicën e lojtarëve të tij kryesor.

Me të filluar pjesa e parë, Barcelona u pa se në ndeshjen e dytë e kishte seriozisht dhe tani në Camp Nou, Valverde kishte startuar me Messi dhe Dembele në sulm.

U deshën 30 minuta lojë që Dembele të shënonte dy gola brenda një minuta. I pari ishte një gol fantastik i tij, kurse i dyti erdhi pas një minute.

Të dyja golat u asistuan nga Messi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0, por Barcelona kishte mundur të shënonte edhe më shumë.

Në pjesën e dytë, Barcelona përsëri filloi më mirë dhe arriti të goli i tretë.

Kësaj radhe ishte Lionel Messi që shënoi golin e tretë pas një depërtimi të Semedos në minutën e 54-të.

Me këtë fitore, Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Komento: