Barcelona kalon në epërsi ndaj Juventusit me një super gol

21:32 | 28 Tetor 2020

Dembele kalon Barcelonën në epërsi ndaj Juventusit.

Barcelona ka gjetur golin e parë në udhëtim te Juventusi në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Është sulmuesi francez, Ousmane Dembele, i cili ka kaluar Barcelonën në epërsi 0-1.

Goli i Dembeles erdhi edhe falë një devijimi nga Leonardo Bonucci.

Ky gol u shënua në minutën e 14-të të ndeshjes.

Asistimi tek goli erdhi nga Lionel Messi.

Komento: