Barcelona konfirmon dorëheqjen e Bartomeut

21:39 | 27 Tetor 2020

Bartomeu edhe zyrtarisht s’është më president i Barcelonës, klubi konfirmon dorëheqjen e tij.

Josep Maria Bartomeu edhe zyrtarisht nuk është më president i Barcelonës.

Për dorëheqjen e tij raportuan mediat spanjolle më herët, mirëpo është vet klubi katalanas që me anë të një komunikate të shkurtër për media e ka konfirmuar dorëheqjen e tij.

Në komunikatë nuk janë dhënë detajet apo arsyet e dorëheqjes.

“Presidenti Josep Maria Bartomeu njofton dorëheqjen e Bordit të Drejtorëve të FC Barcelona”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Komento: