
Skuadra e Barcelonës e ka konfirmuar lëndimin e lojtarit të njohur.
Barcelona ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit Sergi Roberto.
Spanjolli pësoi lëndim në kofshën e djathtë dje në fitoren ndaj Granadas.
“Sergi Roberto ka pësuar lëndim në kofshën e djathtë. Lojtari do vazhdojë testimet për të parë lëndimin”, shkruhet në komunikatën e klubit bluagranas.
Ndërkohë, kujtojmë se Roberto mungoi për një kohë të gjatë këtë edicion shkaku që doli plotë 26 herë pozitiv në analizat e COVID-19.