Barcelona po synon përforcime të reja në skuadër.
‘Blaugrana’ përkundër përforcimeve të shumta gjatë afateve të kaluara, po synon edhe lojtarë të tjerë.
Futbollisti i rradhës nën radarin e katalunasve është ylli i Chelseat, N’Golo Kante.
Ky i fundit ka qenë njëri prej figurave kryesore të londinezëve në tre edicionet e fundit, andaj edhe ka rënë në sy të skuadrave më të mëdha evropiane.
Në afatin e verës priten lëvizje të reja sa i përket kësaj çështjeje.
Kujtojmë që N’Golo Kante u shpall kampion me Leicesterin në vitin 2016, prej nga ku kaloi në ‘Stamford Bridge’.