Barcelona – Lautaro, ndodhi e papritura për shkak të koronavirus

16:29 | 12 May 2020

Barcelona – Lautaro, ndodhi e papritura për shkak të virusit Covid-19.

Barcelona dhe Interi kishin arritur marrëveshje në janar, por pandemia COVID-19 i ka prishur të gjitha planet.

Transferimi i Lautaro Martinezit në Barcelonë mund të dështojë shkaku i koronavirusit.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se Barça kishte arritur marrëveshje me Interin për sulmuesin argjentinas në janar.

Kampioni aktual spanjoll ishte shprehur i gatshëm për ta paguar klauzolën e plotë të shkëputjes së kontratës së futbollistit prej 111 milionë eurosh.

Megjithatë, Barça tash po mendon të përfshijë futbollistë në këmbim të Lautaros.

E gjithë kjo pasi klubin katalunas e ka kapluar kriza financiare, njëjtë si klubet tjera, shkaku i pandemisë koronavirus.

Ndërkohë, Interi është i interesuar vetëm ta shesë 22 vjeçarin.

Interesim për përfaqësuesin argjentinas ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

Komento: