Barcelona ka probleme ekonomike, s’mund ta blejë Lautaron, kështu ka thënë Zamorano.
Zamorano beson se Barcelona s’mund ta blejë këtë verë Lautaro Martinezin
Lautaro Martinez është objektivi numër një i Barcelonës për merkaton e verës.
Por, pandemia e koronavirusit i ka shkaktuar probleme edhe klubeve.
Sipas legjendës së Interit, Ivan Zamorano, Interi s’mund ta transferojë Martinezin.
Lautaro ka realizuar 18 gola këtë sezon në 33 paraqitje.
“Barcelona ka probleme ekonomike që nuk mund ta lejojnë ta transferojë Lautaron, kështu për mendimin tim, ai do të qëndrojë, nuk kam asnjë dyshim”, u shpreh Zamorano.
Para se të shndërrohet në legjendë te Interi, Zamorano ka luajtur katër sezone në “Santiago Bernabeu” me Real Madridin, mes viteve 1992 e 1996.