Koeman debuton me fitore të thellë.
Barcelona ka mposhtur Villarrealin me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të La Ligas.
Ndeshja e parë e Koeman si traner i Barcës ishte fantastike duke krijuar dhe shënuar.
Dy golat e parë në ndeshje erdhen nga i riu Ansu Fati. Ai shënoi në minutën e 15-të dhe 19-të të ndeshjes.
Gol shënoi edhe Messi nga penalltia në minutën e 35-të të ndeshjes.
Për 4-0 u përkujdes lojtari i Villarrealit që dërgoi në portën e tij një krosim të Messit.
Këto janë tri pikët e para të Barcës këtë sezon me dy lojë më pak të zhvilluara.