Barcelona fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Valencias, Lewandowski heroi i ‘Blaugrana’
Ka përfunduar sfida në mes Valencia – Barcelona.
Barcelona fitoi 1:0 në udhëtim te Valencia.
Pjesa e parë ishte e zbehtë nga të dy skuadrat, me Barçën që në disa raste kërkonte golin.
Atë e gjeti me Ansu Fati, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Pjesa e parë në ‘Mestalla’ u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë vendasit morën epërsinë me Lino, por për shkak që lojtari e kishte prekur topin me dorë goli u anulua.
Barcelona në 45 minutat e dytë u mundua në gjitha mënyrat të gjejë golin e avantazhit, por tek në fund e arriti.
Robert Lewandowski, Ansu Fati, Raphinha, Ferran Torres kishin disa mundësi të arta të realizojnë, por rrejta nuk po tundej.
Në minutat shtesë ishte Lewandowski që realizoi, duke i dhënë fitoren Barcelonës.
Pak minuta pa përfunduar ndeshja situata në mes lojtarëve u tensionua, por reagoi gjyqtari i ndeshjes.
Më këtë fitore Barça merr përkohësisht merr kreun me 31 pikë, kurse Valencia pozicionohet në vendin e 10 me 15 sosh.