Barcelona me humbje të mëdha, merr një vendim të rëndësishëm

09:21 | 11 September 2020

Barça me humbje 315 milionë euro, shpall zgjedhjet presidenciale.

Barça ka datat e zgjedhjeve presidenciale derisa pritet që të lajmërojnë 315 milionë euro humbje për shkak të pandemisë së koronavirusit

Një votë e mosbesimit kundër Josep Maria Bartomeu po mbledh nënshkrime, por orari i zgjedhjeve nuk është më larg se gjashtë muaj.

Zgjedhjet e ardhshme të Barcelonës do të mbahen më 20-21 mars të vitit 2021 ka konfirmuar klubi.

Presidenti i tanishëm Jose Maria Bartomeu është kritikuar shumë kohëve të fundit për rolin e tij në Barcelonë, e ku ai kërkonte që mos të këtë zgjedhje.

Megjithatë, Bartomeu mund të jetë jashtë klubit para marsit me një votë mosbesimi ku një peticion është nënshkruar nga 7500 anëtarë të barçës.

16520 nga 140 000 anëtarë të tanishëm mund ta nënshkruajnë këtë votë deri më 14 shtator që të jenë të suksesshëm. Kandidat për këtë pozitë janë Victor Font dhe Joan Laporta që po ashtu e kanë nënshkruar votëbesimin, me kandidatin Jordi Farre që ka konfirmuar nënshkrimin po ashtu për gol.

Nëse nuk është i suksesshëm, Bartomeu do të jetë kryetar deri në zgjedhjet në mars.

Në një deklaratë të shkurt, Barcelona ka konfirmuar që mund të votohet në disa vende gjatë vikendit derisa masat e distancës sociale duhet respektuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Edhe votat me postë lejohen.

Po ashtu është shpalosur që Asambleja e rregull e ardshme e klubit do të mbahet më 25 tetor – një ditë pas El Clasicos kundër Real Madridit në Camp Nou.

Data mund të ndryshojë nëse kjo ndodh për shkak të pandemisë.

Klubi po ashtu ka lëshuar një lajmërim publik për ndikimin në financa për shkak të pandemisë së koronavirusit, ku llogaritet të këtë 30 për qind më pak të ardhura në krahasim më 2019, një rekord, pasi që ata kishin planifikuar që të fitojnë një miliard euro. Kjo llogaritet që ata kanë humbur 315 milionë funte gjatë sezonit 2019-20.

Kandidati Farre ka thënë se përpjekja e largimit të Lionel Messi nga klubi, intervista e tij për Goal e ka frymëzuar atë edhe më shumë që të konkurrojë dhe të bëj ndryshimet në klub.

“Messi tha se nuk ka projekt dhe bordi e ka gënjyer, të gjithë duhet që ta nënshkruajnë mocionin”, tha Farre.

“Nënshkrimet u shtuan pasi Messi i tha këto për gol, ritmi i tyre u dyfishua, ndoshta ai është dashur ta përdorë një tjetër strategji por gjëja më e rëndësishme është se ai do të qëndrojë dhe ne duhet të mendojmë që të rinovojmë edhe për një sezon tjetër”.

Komento: