Barcelona me njoftim zyrtar lidhur me Superligën Evropiane

22:41 | 16 December 2022

Barcelona lëshon komunikatë lidhur me Superligën Evropiane.

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez dhe Bernd Reichart, CEO i A22 Sport, promotorët e Superligës, u takuan të premten në Madrid për të vazhduar eksplorimin e rrugëve të reja për të reformuar futbollin evropian.

Takimi u zhvillua në kuadër të konferencës ‘Forumi i Ri Ekonomik’ në të cilën merrte pjesë CEO i A22 Sport, Bernd Reichart.

Pasi takimi mbaroi, A22 Sports publikoi një deklaratë të shkurtër përmes llogarisë së tyre zyrtare në Twitter.

“Ne po vazhdojmë të punojmë për të reformuar futbollin evropian, për të përmirësuar konkurrencën, qëndrueshmërinë dhe qeverisjen. Ne po flasim me shumë klube në 10 vende të ndryshme, të cilët ndajnë pikëpamjen tonë për sfidat me të cilat përballet sporti. Qëndrimi i palëvizshëm nuk mund të jetë një opsion”, thuhej në komunikatë.

Komento: