Barcelona me ofertë marramendëse për yllin e Manchester Unitedit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Barcelona me ofertë marramendëse për yllin e Manchester Unitedit

18:40 | 15 Prill 2019

Skuadra e Barcelonës e do me ҫdo kusht Marcus Rashford.

Barcelona është duke tentuar që ta transferojë Marcus Rashfordin nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra katalonase është e gatshme që t’i paguajë 105 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sulmuesit anglez.

Barcelona ka dërguar disa herë skautët për ta shikuar nga afër lojën e Rashford, mirëpo Manchester United po refuzon ta shesë atë.

E ardhmja e sulmuesit anglez do të varet nga dëshira e tij, nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet në drejtim të Spanjës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!