Barcelona ka bërë një ofertë marramendëse për mbrojtësin e Napolit, Kalidu Kulibaly.
Katalonasit prej kohësh janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ylli i Napolit duket i zgjedhuri.
Sipas mediave iberike, vështirë që këtë herë De Laurentiis t’i thotë jo ofertës së Barcelonës.
Mësohet Barcelona është gati të shpenzojë plot 120 milionë euro për Kulibaly.
Ka një derbi në fakt me Real Madridin, por duket se katalonasit kanë avancuar dhe janë shumë pranë mbrojtësit të Napolit.
27-vjeçari është rregullisht në formacionin bazë të Napolit që nga viti 2014, kur u transferua nga Genk, dhe në vitet e fundit ka treguar një formë të shkëlqyer, kështu duke fituar edhe interesimin nga klubet e mëdha evropiane.