Barcelona me ofertë të re për Lautaro Martinez.
Sipas medias argjentinase TyC Sports në Argjentinë, agjentët e Lautaro Martinez janë në Barcelonë për të diskutuar një ofertë tjetër për sulmuesin e Interit
Negociatat janë duke u zhvilluar për disa muaj dhe duket se u braktisën gjatë verës, me zikaltërit që po kërkojnë të nënshkruajnë kontratë të re me të.
Megjithatë, Barça nuk është dorëzuar dhe pasi që Lione Messi u bind që të rri deri në fund të këtij sezoni, klubi e ka kthyer fokusin në drejtim të Lautaros.
TyC Sports ka thënë që agjentët Beto Yaque dhe Rolando Zarate për momentin janë në Barcelonë për negociata.
Ata janë duke u marrë me detalet e fundit të ofertës që mandej do ta bëjnë për sulmuesin 23 vjeçar.
Ai ka një klauzolë lirimi me vlerë 111 milionë euro, por kjo pritet që të skadojë këtë vit, por Barcelona nuk ka mundësi që të bëj këtë ofertë.
Luis Suarez pritet që të largohet, negociatat për shkëputje të dyanshme të kontratës janë duke u zhvilluar dhe sapo të ndodh kjo ai mund t’i bashkohet Juventusit.
Lautaro Martinez pritet të jetë një zëvendësim ideal për të.