Barcelona me probleme financiare, dy skuadra të mëdha i vihen pas Lewandowskit

18:14 | 09 Korrik 2022

Barcelona, ka probleme financiare dhe kjo është arsyeja që nënshkrimi i Robert Lewandowski nga Bayerni, pavarësisht dëshirës së polakit për ta realizuar, po vonohet.

Paris Saint-Germain dhe Chelsea, në rast se Barcelona dështon, janë duke i mbajtur në sy shërbimet e sulmuesit, përcjell ORAinfo.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i ‘Bild’, Christian Falk në rrjetet e tij sociale. Ai e bëri këtë duke cituar një mesazh në të cilin përmendej një rrjedhje nga gazeta prestigjioze ‘L’Equipe’. Ky informacion i ka vënë në ofertë parizienët dhe gazetari i mediave gjermane shton se blutë, të cilët prej disa kohësh janë në kërkim të sulmuesit, janë ende gati për të nisur një ofertë.

Lojtari, i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Allianz Arena për sezonin e ardhshëm, ka prioritet Barcelonën dhe Chelsean, edhe pse ai vetë e ka pranuar publikisht se opsioni i Barcelonës është i preferuari i tij. Dallimi është se bosët e Stamford Bridge kanë shumë më tepër liri financiare për të vepruar./ORAinfo/

Komento: