Barcelona me shumë lëndime, ja si do të paraqitjet kundër Valencias

19:30 | 25 Maj 2019

Menaxheri i FC Barcelonës, Ernesto Valverde, ka konfirmuar skuadrën e tij për finalen e Copa del Rey kundër Valencias.

Skuadra katalanase është duke ndjekur një rekord të pestë të fitimit të njëpasnjëshëm në garën, megjithëse ish drejtuesi i Athletic Bilbaos është goditur nga lëndimet tek lojtarët kryesorë përpara ndeshjes në Mestalla, përcjell ORAinfo.

Marc Ter Stegen, Luis Suarez, Ousmane Dembele, Rafinha, Kevin-Prince Boateng, Arthur Melo, Nelson Semedo dhe Philippe Coutinho janë përjashtuar të gjithë me lëndime – megjithëse tre të fundit janë dhënë leje të veçantë për t’u shtuar në skuadër nëse situata përmirësohet.

Portierët: Jasper Cillessen, Inaki Pena

Mbrojtësit: Sergi Roberto, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba, Samuel Umtiti, Jeison Murillo, Thomas Vermaelen

Mesfeshorët: Sergio Busquets, Ivan Rakitiq, Carles Alena, Arturo Vidal

Sulmuesi: Lionel Messi, Malcom, Abel Ruiz, Carles Perez./ORAinfo/

Komento: