Barcelona me shumë mungesa ndaj Huesca

19:26 | 02 Janar 2021

Rikthehet Messi.

Barcelona do të udhëtojë tek ekipi Huesca në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas.

Barcelona do të zhvillojë ndeshjen ndaj Huesca në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas, Lionel Messi pritet të rikthehet në formacionin bazë ndërsa Phelippe Coutinho iu shtua listës së gjatë të lëndimeve, transmeton lajmi.net.

Sot u konfirmua që Phelippe Coutinho do mungojë rreth tre muaj, ai i bashkohet lojtarëve të lënduar si: Sergio Roberto, Pique dhe Ansu Fati.

Ousmane Dembele, Ansu Fati dhe Ter Stegen i janë nënshtruar të gjithë operacionit këtë sezon, dhe tani Coutinho ka bërë të njëjtën gjë.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Barça për ndeshjen ndaj Huesca.

Komento: