Barcelona me super transferim nga Chelsea – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona me super transferim nga Chelsea

23:11 | 10 Janar 2019

Afati i janarit duket se do të jetë i nxehtë për disa ekipe.

Barcelona ka shfaqur përsëri interesimin për brazilianin e Chelseat.

Skuadra katalonase është gati që ta ofrojë Malcomin për ta marrë Willianin.

Malcom ka dështuar në stinorin e parë në “Camp Nou” dhe klubi është gati që ta shkëmbejë atë me Ëillianin, për të cilin kishte një interesim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Barcelona bëri tri oferta për Willianin gjatë verës mirëpo pa sukses, dhe pastaj u kthye kah Malcom, të cilin e transferoi nga Bordeauxi.

Komento: