Barcelona ia merr nga duart Manchester Cityt mbrojtësin e talentuar.
Pavarësisht se Barcelona po kalon një situate të vështirë financiare, klubi do të përforcojë mbrojtjen.
Shtypi katalonas zbulon se drejtuesit do të rikthehen në sulm për Eric Garcian e Manchester Cityt me të cilët nuk ranë dakord gjatë verës për një transferim të lojtarit në Spanjë.
Duke qenë se Garcia ka vetëm disa muaj kontratë të mbetur, Barça ka ndërmend të ofrojë deri në 8 milionë euro për ta marrë në janar dhe nëse do të refuzohet, atëherë 19-vjeçari do të kalojë falas te katalonasit verën e ardhshme.