Barca do ta pushojë Messin në fundjavë.
Barcelona planifikon të pushojë Lionel Messin në ndeshjen e fundjavës kundër Getafes, shkaku i orarit të ngjeshur.
Katalanët duhet të zhvillojnë shtatë ndeshje në 21 ditë, dhe gjithçka nis kundër Getafes.
Tri ditë më vonë, ata presin kampionët e Ferencvaros në Ligën e Kampionëve, dhe katër ditë më vonë, luajnë El Clascon e parë, kundër Real Madridit.
Pastaj Barcelona viziton Juventusin në Ligën e Kampionëve, për t’u rikthyer me përballjen kundër Alves.
Dynamo Kyiv dhe Betis do të jenë kundërshtarët e radhës, për ta mbyllur këtë kalendar të ngjeshur kundër Atletico Madrid.
Messi ka luajtur 90 minuta në tri ndeshjet e para të La Ligas, duke shënuar edhe një gol.
Argjentinasi tani është 33 vjeçar, dhe duket lëvizje e mençur ta mbash atë të pushuar për ndeshjet më të rëndësishme.