Barcelona me pesë mungesa të mëdha ndaj Bilbaos
Barcelona pret Athletic Bilbaon (21:00) në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, në një ndeshje që korrespondon me javën e 10-të të “LaLigas”.
Trajneri Xavi Hernández zbuloi listën e të grumbulluarve për t’u përballur me ekipin bask, ku dallohet disa risi.
Duke pasur parasysh mungesën e të lënduarve Lewandowski, De Jong, Pedri, Koundé, Raphinha dhe Sergi Roberto, trajneri Xavi Hernández kërkoi praninë e të rinjve nga ekipi i dytë.
Tre të rinjtë mund të kenë mundësinë të debutojmë zyrtarisht me ekipin e parë, pasi vlen të kujtohet se Unai Hernández, Marc Guiu dhe Héctor Fort kishin tashmë minuta në miqësoren kundër Vissel Kobe të Andrés Iniesta-s.
Gjithashtu është grumbulluar edhe portieri Ander Astralaga.
Alejandro Balde dhe Lamine Yamal morën miratimin nga stafi mjekësor dhe u futën në listën e skuadrës pasi lanë pas lëndimet fizike që i pësuan me kombëtaret përkatëse.